Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se Piramida e Tiranës po merr formën e saj.
I pari i qeverisë shton se Piramida, do të bëhet së shpejti qendra më e madhe dixhitale e Ballkanit.
Piramida është konceptuar nga arkitekti holandez, Winny Maas.
“Dhe me Piramidën e Tiranës, e cila po merr formën e konceptuar nga arkitekti i famshëm holandez, Winny Maas, për t’u bërë së shpejti qendra më e madhe digjitale e Ballkanit, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.