Në konferencën për shtyp pas mbledhjes me dy qeverive, Kryeministri Rama foli për zgjerimin e Ballkanit të Hapur dhe rëndësinë e tij si një proces i përjetshëm për rajonin.

“Ne po përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në Shqipëri dhe jemi shumë të kënaqur që tanimë ka edhe vende të tjera që duan të jenë pjesë integrale e këtij procesi, pavarësisht se tre vendet tona mbeten motori i Ballkanit të Hapur. Këtu kam parasysh Greqinë , Turqinë, Hungarinë, Italinë, vende të cilat ishin prezente fillimisht në samitin e bërë më parë dhe tani kërkojnë të jenë në vazhdimësi për të krijuar sinegjerinë e nevojshme me kufijtë rreth e rrotull nesh.”

“Procesi i Berlinit është një lokomotivë që ka tërhequr të gjithë vendet e rajonit në një rrugëtim të ri, ndërkohë që duke ndryshuar raportin ne kemi shtyrë procesin përpara, sepse nuk kemi pse presim të jetësojmë ato parime që janë në Procesin e Berlinit. Në fund fare do të mbetemi me Ballkanin e Hapur pasi Procesi i Berlinit nuk do të jetë i përjetshëm, ndërkohë që Ballkani është i përjetshëm” përfundoi Kryeministri.