Teksa po i kthente përgjigje deklaratave të Sali Berishës mbi debatin për emigrimin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe, kryeministri Edi Rama ironozi Berishën i cili është shpallur non grata nga Britania e Madhe dhe SHBA. Rama tha se Berisha është matrikulluar në dy veshë, njëri nga SHBA dhe tjetri nga Britania dhe del e flet për dinjitet.

“Partia e non gratës, vegël e deklaruar e Kremlinit, siç është ai non grata i matrikulluar dy herë, trak nga Amerika në njërin vesh, trak nga Britania në veshin tjetër. Me dy veshë të matrikulluar, flet për dinjitet”, tha Rama.