Kryeministri Edi Rama u ka bërë sot thirrje qytetarëve të aplikojnë për vendosjen e paneleve diellore si një masë kursimi energjie elektrike në këtë kohë krize.
Nisma e qeverisë e cila fillon nga dita e sotme subvencionon 70% të çmimit të këtij investimi në prag të dimrit.
Postimi i kryeministrit Rama:
Qeveria Shqiptare do vazhdojë të mbështesë dhe të mbrojë konsumatorin në këtë situatë krize energjie globale. 70% subvencionim nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë për panelet me ngrohje diellore.