346 turistë gjermanë kanë mbërritur ditën e sotme në Portin e Durrësit. Kryeministri Rama ka publikuar foto nga Kroçera turistike “Amadea” dhe thotë se numri i turistëve gjermanë këtë vit është rritur me 61%.

Interesi i pushuesve të huaj për të vizituar Shqipërinë vijon

Kroçera turistike “Amadea” është dallëndyshja e radhës, që është ankoruar sot në Portin e Durrësit, ndërsa ka sjellë 346 turistë gjermanë.

Nga janari në shtator, 161 mijë turistë gjermanë e vizituan Shqipërinë, 64% më shumë se vitin e kaluar.