Kryeministri dhe ministrja e Financave u shprehën se investimet në bonot e thesarit dhe në obligacione janë një metodë e vlefshme njëherësh dhe e dobishme për të gjthë qytetarët që investojnë. Që do të thotë, duke marrë shkasë nga kriza ekonomike dhe vazhda e normës së interesit sjell edhe rritjen e vlerës në titujt qeveritarë apo e thënë ndryshe letrat me vlerë, nga të cilat mund të ketë përfitime të frytshme.

Rama: S’është çështje frike që mirëmbajtja e kostove të borxhit është rritur për gjithë botën. Ky është fakt. Aty ku bëhet e vështirë për qeverinë u bën mirë qytetarëve, është një moment përputhjeje. Duke shfrytëzuar tregun e brendshëm ne nuk ndodhemi në pozitë të lehtë por të qëndrueshme. Për qytetarët është investim me zero risk, për bankën është investim i mirëseardhur. Në aspektin financuar janë qytetarët që fitojnë më shumë.

Delina: Ne, këtë nismë po e marrim për qëllimin parësor për të informuar publikun për të investuar ndryshe nga ajo që kanë investuar më parë. Nga ana tjetër ne presim që gjatë vitit të ardhëm të kemi një stabilizim. Dua të theksoj që në të gjitha rastet, ne kemi disa skenarë për përballimin e situatave të mundshme dhe në asnjërën s’kemi krizë likuiditeti.