Kryeministri Edi Rama ka premtuar se paga e stafit mjekësor që punon në spitalin Infektiv do të ketë sërish rritje nëse Shqipëria nuk përballet me ndonjë krizë apo katastrofë tjetër.
“Me ndihmën e Zotit që mos na sjelltë ndonjë tjetër katastrofë, jam i bindur që ta cojmë në 100% rritjen e pagës për të gjithë ju që shërbeni në këtë kompleks. Investimet do të vijojnë dhe në territore të tjera nga Dibra në Gjirokastër, nga Lezha dhe më tutje në zona të tjera për ta përmbyllur mozaikun e infrastrukturës së shëndetësisë dhe për ta transformuar. Ne e dimë që kjo nuk mjafton. Duhet të ecim me autonominë spitalore për të bërë rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve sipas performancës që kush punon më shumë, të fitojë dhe më shumë se paga tavan”, tha Rama.