Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të sjellin gjatë paradites në Shqipëri orë të shumta me diell në ultësirën perëndimore.

Ndërsa pas mesdite pritet që vranësirat të shtohen përkohësisht në territor, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore. Por nuk do të mund të sjellin reshje. Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e vlerave të larta barike gjatë të mërkurës, duke sjellë dominim të kthjellimeve gjatë orëve të para të ditës në një pjesë të mirë të vendit.

Por mesdita dhe orët vijuese do të sjellin kalime vranësirash në për të gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Prej disa ditësh MV ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku edhe gjatë të mëkurës do të ketë dominim të kthjelimeve gjatë paradites.
Ndërsa në orët vijuese parashikohet që MV të ketë kalime të shpeshat të vranësirave, por nuk do të sjellin reshje.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore parashikohet që në pjesën më të madhe të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike. Ndërsa Europa Qëndrore do të jetë në
mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.

Gjithashtu nën ndikimin e motit të vranët dhe rreshjeve të shiut do të jenë Veriu
dhe Lindja e kontinentit.