Është zhvilluar këtë të enjte konferenca e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyn dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, për procesin e Berlinit.
Gjatë fjalës së tij kancelari gjerman tha se takimin për procesin e Berlinit, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë firmosur marrëveshje të rëndësishme, duke shtuar se marrëveshjet e firmosura do të përmirësojnë jetën në rajon.
“Marrëveshje të rëndësishme është nënshkruar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të mbështesim anëtarët Ballkanit Perëndimor. Samiti ka treguar se ka vullnet për të bashkëpunuar dhe ne do të jemi të gatshëm të mbështesim në të ardhmen këtë proces edhe KE e mbështet këtë proces”, tha ndër të tjera kancelari gjerman.