Territori Shqiptar deri në orët e pasdites do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë vendin, ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra kryesisht në zonat Veriore dhe Jugore. Orët vijuese sjellin përmirësim të përkohëshëm të kushteve atmosferike.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Kosova do të përfshihet nga masat ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta përgjatë gjithë ditës. Vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, ku në intervale të shkurtra kohore do të ketë edhe rrebeshe shiu.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e motit të vranët dhe reshjeve të shiut në të gjithë Maqedoninë e Veriut, herë pas here do të ketë dhe rrebeshe të izoluara kryesisht në zonat Perëndimore. Ndërsa në orët vijuese pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike.

Europa

Kontinenti Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të saj, ku vranësirat e shumta do të sjellin reshje shiu. Parashikohet që Rajoni i Ballkanit dhe Europa Veriperëndimore të kenë herë pas here dhe rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Ndërsa me reshje të dendura dëbore paraqitet gadishulli Skandinav. POR në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave do të jetë Europa Lindore