Shpërndau foto fake news të Tiranës, Veliaj i përgjigjet Berishës: “Pis burrë, çdo fatkeqësi e përdor banalisht”
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar ashpër pas publikimit të lajmit të rremë nga Sali Berisha me një foto nga Tirana. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se fotoja e përdorur nga Berisha është e vitit 2013 nga parkingu i ETC-së, kur Tirana drejtohej nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
“Foto 1 e Tiranës së Saliut 2013, parkingu i ETC. Foto 2 e Tiranës sot, i njëjti vend DownTown One! Por, seniliteti dhe ligësia e tij – që çdo fatkeqësi kërkon ta përdorë banalisht – janë fatkeqësia e një force që ka degraduar bashkë me të në pusetat e Tiranës #PisBurrë”, shprehet Veliaj.
Sali Berisha shpërndau sot një tjetër fake news, me foton e Tiranës kur drejtohej nga Lulzim Basha. I fshehur pas petkut të ‘qytetarit dixhital’, Berisha publikoi një foto të Tiranës nën shi të para disa viteve. Ai ka paraqitur ish parkingun pranë ETC-së, dikur edhe lavazh, ku makinat e parkuara janë mbuluar nga uji.
Foto 1 e Tiranes se Saliut 2013, parkingu i ETC
Foto 2 e Tiranes sot, i njejti vend Downtown One!
Por seniliteti dhe ligesia e tij – qe çdo fatkeqesi kerkon ta perdore banalisht – jane fatkeqesia e nje force qe ka degraduar bashke me te ne pusetat e Tiranes #PisBurre 🤮✌️ pic.twitter.com/XHwWTj92yS
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) November 20, 2022