Shqipëria po fiton imunizim të plotë, pas dy vitesh pandemi. Kjo tregohet edhe nga rënia e numrit të infektimeve ditore nga koronavirusi.
93.2% e të gjithë individëve të studiuar, nga secila grupmoshë, kanë fituar imunitet ndaj Covid-19.
GENC SULCEBE
MJEK IMUNOLOG
Seropozitiviteti për antitrupa anti-SARS-CoV-2 dëshmon për një përgjigje imunitare si pasojë e infektimit natyral me virusin ose nga vaksinimi. Sidoqoftë, niveli 93.2% i seroprevalencës në popullatën shqiptare duket se shoqërohet aktualisht me një ekuilibër «dinamik» midis imunitetit kolektiv dhe përhapjes së infeksionit COVID-19 dhe ky ekuilibër ka sjellë si pasojë ulje të ndjeshme të numrit të rasteve me COVID-19 në popullatë.
Por, ekspertët shëndetësorë sugjerojnw qw të tregohet kujdes ndaj Covid-19, pasi virusi ende ndodhet në qarkullim.
GENC SULCEBE
MJEK IMUNOLOG
Por ky ekuilibër mund të prishet lehtë në favor të infeksionit si pasojë e 3 faktorëve kryesorë: 1. Uljes së imunitetit, kryesisht atij humoral, me rënje të antitrupave mbrojtës si pasojë e kalimit të kohës pas bërjes së vaksinës ose infektimit të fundit. 2. Shfaqes së varianteve të reja virale që e depërtojnë mbrojtjen imunitare nga variantet e mëparshëm. 3. Motit të ftohtë me ulje të lagështisë në ajër që favorizojnë grumbullimet në ambiente të mbyllura dhe pa ventilim si dhe transmetueshmërinë e virusit.
Në studimin e kryer nga Akademia e Shkencave rezultoi se përqindja e antitrupave nuk ishte e njëjtë në të gjitha grupmoshat. Nga mosha 1 deri në 9 vjeç ajo ishte 76%, ndërsa në moshat mbi 65 vjeç shkon deri 94.3%.