Shumë shpejt pritet që të hapë dyert spitali Infektiv pranë QSUT, ambientet e të cilit u rikonstruktuarn në hapësirën e brendshme dhe të jashtme. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet e rehabilitimit dhe zgjerimit të Spitalit Infektiv.
‘Mirëmëngjes dhe me Spitalin e ri të Sëmundjeve Infektive pranë QSUT, rindërtuar nga pranvera në vjeshtë e tanimë gati të hapë dyert pas pak ditësh, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.
Investimi me vlerë prej 5.6 milion euro parashikon dyfishim të kapaciteteve të reanimacionit dhe të repartit të urgjencës.