COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 559 testime, 15 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit
10 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto Bashki: 4 në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Shijak, Dibër, Fier, Lushnje, Sarandë, Finiq, Korçë, Kuçovë, Elbasan. Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët
e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetare 66 vjeç, nga Gjirokastra.
Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,202 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 10 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 559
Testime totale 2,001,623
Raste pozitive 331,976
Raste të shëruara 328,202
Raste Aktive 180
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 131
Vlorë 15
Fier 10
Gjirokastër 5
Berat 5
Durrës 5
Elbasan 4
Shkodër 2
Lezhë. 1
Korçë. 1
Dibër. 1