Stadiumi “Al Bayt” në Al Khor të Katarit do mirëpresë cermoninë hapëse të Kupës së Botës si edhe ndeshjen mes Katarit dhe Ekuadorit në 17:00.
Dy orë para fillimit të ndeshjes, tifozët kanë nisur të futen në stadium. Me kapacitet prej 60 mijë vendesh dhe i inauguruar në 30 nëntor të 2021, stadiumi është i ri dhe në formën e dunave të rërës në tarracë. Në videot më poshtë duket edhe një plan sesi do jetë cermonia hapëse në fushë, teksa nuk do mungojë spektakli i fishekzjarreve.