Forcat ruse kanë sulmuar pjesën juglindore të Ukrainës, duke përdorur dronë, raketa, dhe avionë luftarakë. Si pasojë e sulmeve, të paktën gjashtë civilë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, sipas një njoftimi të presidentit ukrainas, shkruan The Guardian.

Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një ndërtesë banimi në qytetin e Vilniansk të enjten shkoi në 10 persona, duke përfshirë tre fëmijë. Në Nikopol, i cili ndodhet përtej lumit Dnieper nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia, 40 raketa ruse dëmtuan disa ndërtesa të larta, shtëpi dhe një linjë elektrike.

Në vazhdën e tërheqjes së saj poshtëruese nga qyteti jugor Kherson, Moska intensifikoi sulmet në rajonin lindor të Donetskut, ku ministria ruse e mbrojtjes tha të premten se forcat e saj morën kontrollin e fshatit Opytne dhe zmbrapsën një kundërofensivë ukrainase për të rimarrë vendbanimet e Solodke, Volodymyrivka dhe Pavlivka.

Qyteti i Bakhmut – një objektiv kryesor i përpjekjes së Moskës për të pushtuar të gjithë rajonin e Donetsk mbetet skena e luftimeve të ashpra, tha guvernatori rajonal.