Kryeministri Edi Rama ka reaguar për takimin e Sali Berishës me të besuarin e Vladimir Putin më 17 dhjetor 2010 në Tiranë.

“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata!” – shkroi Rama në Twitter.

Takimi i Berishës u mbajt më 17 dhjetor 2010 ndërsa më KiE, delegacioni i Shqipërisë në Këshillin e Europës votoi pro rezolutës për krime luftë në Kosovë. Aso kohe Sali Berisha ishte kryeministër dhe Ilir Meta zëvendëskryeministër.