Në ditën e 260 të luftës, pas tërheqjes së trupave ruse nga Kherson, ukrainasit ngritën flamuj dhe festuan në rrugë. Ashtu sikurse ky rajon, Presidenti Zelensky u zotua se do të çlirohen dhe Donbassi me Krimenë.

Fshati Hornostaivka i pushtuar nga Rusia, u bombardua nga Moska me raketa Grad për të bindur banorët të evakuoheshin. Kjo u raportua nga guvernatori i Kherson Oblast, Yaroslav Yanhushevych, duke shtuar se në sulm u vranë dy gra dhe u shkatërruan gjashtë shtëpi.

“Me këto metoda – shkroi Yanhushevych në Telegram – rusët po përpiqen të bëjnë presion mbi banorët e Hornostaivka në një të ashtuquajtur “evakuim”. Vetë ushtarët rusë detyrohen të fshihen në bodrumet me banorët”.