Rajoni dhe Europa
Lindja e kontinentit dhe pjesa më e madhe e Rajonit të Ballkanit paraqiten me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Ndërsa Europa Jugperëndimore dhe Qëndra e kontinentit pritet të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Po ashtu me vranësira të dendura dhe reshje të shumta shiu do të jetë Europa Veriore.
Kosova
Mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike e gjithë Kosova për gjatë gjithë ditës. Pritet që paraditja të ketë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash. Parashikohet që në orët vijuese vranësirat të shtohen përkohësisht.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme do të jenë në zonat Lindore të MV. Ndërsa në vijim parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në MV, por nuk do të mund të gjenerojnë shira.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet që vranësirat të shtohen në një pjesë të mirë të Shqipërisë. Pritet që në zonat Jugore dhe Qëndrore vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke krijuar mundësi për shira të pakët. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 18°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.