Ministrat e Energjisë të vendeve të Bashkimit Evropian kundërshtuan të enjten propozimin për vendosjen e një çmimi tavan për gazin prej 275 eurosh për megavat orë. Zyrtarët argumentuan efikasitetin në atë nivel dhe ndikimin tek furnizimet dhe stimujt për të ulur konsumin.Mosmarrëveshjet e gjata po pengojnë politika të tjera për të zbutur krizën e thellë energjitike, si fillimi i blerjeve të përbashkëta të gazit nga BE-ja dhe një proces më i shpejtë për dhënien e lejeve për burime të rinovueshme.Diplomatët thanë se 27 vendet e BE-së ranë dakord në parim për dy objektivat e fundit, por shtynë miratimin deri në takimin e radhës më 13 dhjetor. Vendet që mbështesin vendosjen e çmimit tavan për gazin kërkojnë miratimin e të tre propozimeve.Ministrja polake për klimën, Anna Moskwa, e quajti propozimin për çmimin tavan të paraqitur nga Komisioni Evropian si “tallje”.Ministrja belge e Energjisë, Tinne Van der Straeten, tha për shtypin se: “Teksti i paraqitur është zhgënjyes dhe nuk qartëson nëse do të ketë ndikim tek çmimet”.Ministri grek, Konstantinos Skrekas tha se një kufi prej 150-200 euro për megavat orë do të ishte më realist. “Kjo mund të na ndihmojë të ulim çmimet e gazit dhe rrjedhimisht të ulim çmimet e energjisë elektrike, që është një sfidë e madhe në Evropë këtë dimër”,tha ai.Edhe Malta shprehu pakënaqësi lidhur me propozimin. Ministrja e Energjisë, Miriam Dalli tha se kushtet e rrepta që nevojiteshin për aktivizimin e mekanizmit e bëjnë atë “të pamundur”Rreth 15 shtete të BE-së duan të caktojnë një çmim tavan për të kontrolluar kostot e energjisë pasi çmimet e gazit u rritën në nivele rekord gushtin e kaluar, nxitur nga ndërprerja e furnizimeve nga Rusia në Evropë pas sanksioneve perëndimore lidhur me agresionin e Moskës mbi Ukrainë.Kundërshtimi i rreptë vjen nga një kamp më i vogël por i fuqishëm i udhëhequr nga Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së. Së bashku me Holandën, Suedinë, Austrinë dhe Finlandën, ata thonë se një kufi mund të zhvendosë furnizimet diku tjetër dhe të shkurtojë stimujt për uljen e konsumit.Gjatë muajve të fundit BE-ja ka miratuar një sërë masash për të zbutur krizën, duke filluar nga kursimet e konsumit deri tek taksat për prodhuesit e energjisë. Por çështja nëse dhe si të kufizohen çmimet e gazit e ka përçarë bllokun.
Vendet e BE-së kundër propozimit për çmimin tavan të gazit
Deklarata e minutave të fundit, Trump: Irani është tërhequr nga plani ekzekutimeve
Një deklaratë e presidentit amerikan Donald Trump vjen në orët e fundit, pas një mbledhjeje të zhvilluar në Zyrën Ovale, ku ai u ndal...
Bjorn Ruma: Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA
Sot qarkulloi në media lajmi se SHBA do të pezullojnë për një periudhë të pacaktuar përpunimin e vizave të emigracionit për shtetasit e 75...
“E ndava mendjen kur u futa brenda…”, Ilir Vrenozi flet pas largimit nga shtëpia...
Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni.
Ai tregoi arsyet se përse vendosi që këtë eksperiencë...
Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar të PS, zbardhet agjenda
Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, të premten në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave, do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë...
DASH shpjegon zyrtarisht cilat shtete penalizohen nga pezullimi i vizave, mes tyre dhe Shqipëria:...
Departamenti i Shtetit Amerikan njoftoi se do të ndalojë përkohësisht përpunimin e vizave për emigrantë nga 75 vende, mes tyre dhe Shqipëria, duke argumentuar...
1.1 milion euro Kuvendi luksoz i Rithemelimit: A është hetimi pasuror i Berishës edhe...
Pak ditë më parë, Berisha u shfaq i tensionuar në daljen e tij nga Prokuroria e Posaçme, ku pranoi që SPAK ka nisur një...
Napoli nuk zhbllokohet as ndaj Parmës, vjen barazimi i tretë radhazi
Sfida e javës së 16 të Serie A mes Napolit dhe Parmës, por që ishte shtyrë për shkak të Superkupës së Italisë, nuk ka...
Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 15 janar 2026
Dashi
Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te reja me partnerin tuaj dhe...
Gjimshiti i paprekshëm, klubi mund të sakrifikojë yllin e skuadrës
Berat Gjimshiti po shndërrohet në figurën kryesore të mbrojtjes së Atalantës këtë sezon. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka fituar besimin e trajnerit Rafaele Paladino,...
“Kemi një doktor Sulltan, por që është grua”, Rama: Inteligjenën Artificiale po e përdorim...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka bërë një transformim të thellë në ofrimin e shërbimeve publike përmes teknologjisë digjitale dhe Inteligjencës Artificiale, gjatë...




















