Xhejms Adenij po kalon një moment fantastik në karrierë me skuadrën e Tuzlaspor në Turqi!

Ish-sulmuesi i Laçit dhe i Skënderbeut ka shkëlqyer me një gol dhe dy asiste në ndeshjen ndaj Denizilispor, e mbyllur me rezultatin 4-3 për këta të fundit, e vlefshme për javën e 12-të në Ligën e Parë turke.

29-vjeçari nigerian fillimisht shërbeu te goli i përkohshëm i barazimit 1-1 dhe më pas sërish te goli i barazimit 2-2 në minutat 8′ dhe 38′.

Rrugën e rrjetës, ish-futbollisti i Skënderbeut e gjeti me penallti në minutën e 80′ duke e dërguar mjeshtërisht në trekëndësh topin.

Ky ishte goli i tij i katërt në 11 ndeshje në kampionat për Xhejms Adenij në Ligën e Parë turke me fanellën e Tuzlaspor teksa gjithsej ka dhuruar edhe 3 asiste për shokët e skuadrës.