Shira të dendur me stuhi shkatërruan të paktën 10 ndërtesa në ishullin italian Ischia, i cili është rreth 20 milje larg brigjeve të Napolit.
Autoritetet italiane thanë se rrëshqitjet e dheut kanë shkatërruar ndërtesat e banimit, kanë thyer pemë, kanë marrë përpara automjetet e parkuara dhe është e vështirë ndërhyrja në ishull për ndihmë.
Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi tha se nuk është arritur të konfirmohet nëse ka pasur viktima.
Ndërsa më herët zëvendës kryeministri Matteo Salvini, kishte lajmëruar se nga situata janë shkaktuar tetë viktima.
Dhjetëra njerëz besohet të jenë të zhdukur, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Motobarkat dhe helikopterët që janë angazhuar në përpjekjet e shpëtimit kanë “luftuar” shumë për të hyrë në ishull për shkak të motit të keq, tha brigada e zjarrfikësve.
Gianna Capuano, një zyrtare italiane e mbrojtjes civile, tha për Sky TG24 se një fëmijë i vogël ishte në mesin e të zhdukurve.
Autoritetet lokale po u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi për të mos penguar shërbimet e emergjencës të japin ndihmën e nevojshme.
Ashtu si Capri aty pranë, Ischia, në Detin Tirren, është një destinacion popullor pushimesh për turistët dhe italianët.