Moti për ditën e sotme do të karakterizohet me vranësira të dendura dhe reshje të pakta në jug dhe juglindje.
Temperaturat minimale parashikohen nga 4-11 gradë. Temperaturat maksimale do të jenë me rënie nga 9 deri në 13 gradë celcius në veri, 19-21 gradë në zonën e ulët dhe në bregdet.
Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 -5 balle në det të hapur.