Orët e para të ditës do të jenë me vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht juglindore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli përmirësim gradual të motit, ku gjatë pasdites dhe mbrëmjes do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C.
Sipas Meteoalb, era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Orët e para të ditës do të jenë me vranësira të shumta në Kosovë duke sjellë momente të pakta me reshje të izoluara në zonat lindore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellin përmirësim të motit në të gjithë territorin e Kosovës, ku do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Maqedonia e Veriut
Paraditja në MV do të jenë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore të MV. Ndërsa pjesa tjetër e vendit nuk pritet të ketë reshje. Në vijim edhe zonat veriore do të përfshihen nga kushtet e qëndrueshme atmosferike.
Rajoni dhe Europa
Pjesërisht Ballkani Veriperëndimor do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit do të jetë me vranësira të shumta dhe reshje shiu. Po ashtu Evropa Qendrore mbetet nën dominimin motit të paqëndrueshëm. POR me reshje dëbore do të jetë Evropa Lindore dhe Veriore.