Mungon vetëm firma dhe zyrtarizimi, por duket gjithçka e kryer për kalimin e Kristiano Ronaldos te Al-Nassr në Arabinë Saudite!

Sipas asaj që raporton e përditshmja iberike, “MARCA”, ylli portugez është bindur nga oferta faraonike e sheikëve arabë dhe do të jetë një lojtar i tyre që nga 1 janari i vitit 2023.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” do të firmosë një kontratë për dy vite e gjysmë, nga ku do të përfitojë 200 milionë euro në sezon.

Mesa duket portugezi është tërhequr nga dëshira për të luajtur me një skuadër europiane që është ende në Champions, duke u joshur nga oferta e parezistueshme e sauditëve.
Aktualisht, 37-vjeçari është i angazhuar me Portugalinë në Botërorin e Katarit, teksa në fazën çerekfinale do të gjejnë përballë Zvicrën e Xherdan Shaqirit dhe të Granit Xhakës, të martën e 6 dhjetorit, në orën 20:00.