22 përfitues, midis tyre organizata të shoqërisë civile, shkolla, bashki si dhe entitete të tjera, përfitojnë nga grantet e Fondit të Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Fund) në Shqipëri.
Përfituesit janë aplikantë të thirrjes së pestë rajonale të Fondit, e cila është e bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian.
Për të përfituar nga thirrjet e Fondit të Ballkanit Perëndimor është i domosdoshëm aplikimi me të paktën dy partnerë të tjerë rajonalë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Instituti Shqiptar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Instituti i Kontratës Shoqësore, Shoqata “Miqtë e Korçës”, Instituti Shqiptar i Marrëdhënieve Publike, Qendra Shqiptare e Kërkimeve Ekonomike dhe SEDA janë përfituesit e drejtpërdrejtë të kësaj thirrje.
16 të tjerë përfitojnë si partnerë rajonalë, në projekte të tjera.
Në një mbrëmje gala, të zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë, përfituesve iu dorëzua certifikata e grantit.
Zbatimi i projekteve nis nga data 1 janar. Grantet e WBF, një organizatë ndërkombëtare e themeluar me nismën e Ministrive të Jashtme të rajonit kanë një vlerë prej 15.000 Eurosh.