Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka kallëzuar sot penalisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zyrtarët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Himarës, Komisariatit të Policisë pranë kësaj bashkie, si dhe zyrtarët e Drejtorisë Rajonale Vlorë të IKMT. Ata janë kallëzuar për ‘shpërdorim detyre’.

IKMT shembi një ditë më parë me shpërthim të kontrolluar një objekt 4 kate mbi tokë me sipërfaqe 2160m2 dhe 1 kat nëntoke me sipërfaqe 898.8m2, ndërtuar pa leje në bashkinë e Himarës, në Dhërmi.

Pallati 5 katësh jo vetëm që është ndërtuar pa leje, por është një pallat ‘fantazmë’, pasi IKMT pretendon se nuk e di se kush është pronari i ndertesës.