Një qendër e presionit të lartë atmosferik është vendosur në Gadishullin e Ballkanit duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike.
Sipas meteorologes së MeteoAlb, Lajda Porja, territori shqiptar në javën e fundit të dhjetorit do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet do jenë prezente gjatë gjithë ditës.
Pjesa e dytë e javës do të sjellë vranësira të lehta dhe kalimtare, fillimisht në zonat malore dhe gradualisht në një pjesë të mirë të territorit.
Për sa i përket vlerave termike, temperaturat e ajrit nuk do të kenë ndryshim nga dita në ditë.
Do të jetë një luhatje e lehtë me 0.5 apo 1 gradë celcius.
Në zonat malore temperaturat do të jenë 1 apo 2 gradë mëngjesi dhe maksimalet deri në 9 gradë.
Bregdeti dhe zona e ulët do të shënojë temperatura minimale nga 8-11 dhe maksimale nga 17-18 gradë celcius.
Nata e ndërrimit të viteve do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët paradite, ndërsa pasdite do të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare, por nuk priten reshje në territor.
Vendet e rajonit, konkretisht Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta.
Temperaturat e ajrit në Kosovë luhaten -1 mëngjesi dhe maksimalet deri në 10 gradë. Maqedonia e Veriut do të shënojë temperatura 3 gradë dhe maksimalet do të ngjiten në 13 gradë celcius.