Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur nga gazetarët në lidhje me të shumëkërkuarin e Ervis Martinaj.
Njëra nga gazetaret e pyeti ministrin nëse ka frikë qeveria dhe policia nga hija dhe legjenda e këtij të fundit. Manja deklaroi se sot është ministër dhe jo prokuror duke shtuar se me këtë çështje po merren prokuroria dhe policia.
“Ti ju drejtove ish prokurorit Ulsi Manja por Në fakt unë dua ta nis te fillimi i pyetjes. Unë jam ministër i drejtësisë.
Besoj në ndarjen e pushteteve. Me këtë çështje duhet të merren agjencitë ligjzbatuese. Po merret prokuroria dhe policia e shtetit. Sigurisht që edhe për policinë ka një ministër përgjegjës që është kolegu im Çuçi”, deklaroi ai.