Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme projektligjin për bletarinë që më pas do t’i kalojë kuvendit për shqyrtim. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se është hera e parë që ky sektor rregullohet përmes një kuadri ligjor, ndërsa theksoi se kanë si synim rritjen e prodhimit në vend, si edhe ti japin vlerë produktit të mjaltit.

“Projektvendim për sektorin e bujqësisë, projektligji për bletarinë. Do rregullojë, formalizojë procesin e prodhimit, paketimit, dhe përpunimit të produkteve të bletarisë, mjaltit. Për herë të parë vjen me një kuadër të rregulluar ligjor që do i japë vlerë produktit të mjaltit, duke synuar rritjen e prodhimit në vend. Lajmi i mirë për komunitetin e bletarëve. Çojmë në vend një premtim të mbajtur, jemi konsultuar me shoqatat e bletarëve dhe më pas do e çojmë në parlament për shqyrtim në komision dhe më pas për votim”, tha Krifca.