Kryeministri Rama ka folur për mediet pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve.

Rama: Nuk është thyer asnjë etikë dhe procesi për zëvendësim ka nisur, siç është thënë edhe nga ministria e Jashtme. Nuk e kemi nisur ne procesin e ka nisur DASH. Amerikën e kemi të veçantë.

A ka krisje mes jush dhe ambasadores?

Rama: Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë. Kemi pasur dje një takim të gjatë, konstruktiv, miqësor, nuk ka asnjë problem.