Nimco Ali was 7 when her parents took her Djibouti to have her genitals mutilated. Now the 30-year-old is a leading activist against the practice in England.

Nimco Ali, një ish-këshilltare e Ministrisë së Brendshme, ka shpjeguar se ajo ka dhënë dorëheqjen pasi nuk mund të punonte me një ministre të Sigurisë Kombëtare dhe Politikave të Imigracionit, që i përshkruante njerëzit që kërkonin strehim në Britaninë e Madhe si, “pushtues”, sipas “The Guardian”. “Kur Suella Braverman iu referua krizës së refugjatëve si një pushtim, e dija se nuk kishte asnjë mundësi që të punoja me të, as nuk mund të heshtja për këtë rrugë të errët që qeveria kërkon të vazhdojë”, tha Ali në një artikull në “Evening Standard”.

Unë kam shërbyer si këshilltare e Zyrës së saj në Ministrinë e Brendshme, por tashmë jo më. Fjalët janë të fuqishme. Më kanë mësuar se, përpara se të nxjerrësh fjalën nga goja, së pari duhet ta mendosh atë. Ajo që thuhet nuk mund të kthehet kurrë mbrapsht dhe të harrohet”, tha Ali. Ali, u emërua këshilltare e pavarur nga ministrja e Brendshme Priti Patel, e cila ndoqi politika agresive që synonin të pengonin njerëzit të kërkonin strehim në Britaninë e Madhe, Patel i portretizoi ata si “migrantë ekonomikë”, dhe jo si njerëz që po perjetonin një ankth të vërtetë, dhe duke u përpjekur të kalonte me forcë politikën e deportimiit të Ruandës.

“Të jesh i ndërgjegjshëm për atë që thua si politikan, është e rëndësishme për demokracinë tonë. Gjatë viteve të fundit, u kam shkaktuar disa njerëzve dyshime kur bëhet fjalë për shaka trashanike. Por, fatkeqësisht tani duhet të pranojmë se dëshira për të mbledhur tituj artikujsh me pretendime dhe politika të çuditshme, të shkëputura nga realiteti, po gërryen sistemin tonë politik dhe po ndikon në jetët e miliona njerëzve”, tha Ali. Ali, një mikeshë dhe e besuara e Carrie Johnson dhe bashkëshortit të saj, ish-kryeministrit Boris Johnson, paralajmëroi konservatorët se rrezikojnë të humbasin votuesit, si ajo, nëse ndjekin gjithnjë e më shumë politika të djathta.