Megi Pojani është një nga vajzat më të përfolura në rrjet, për shkak të shfaqjeve të saj erotike.
Ajo jo vetëm poston foto e video erotike në rrjetet sociale, por së fundmi është bërë pjesë e “Dancing With The Stars”, ku ka provokuar herë duke u shfaqur pothuajse nudo e herë duke shkëmbyer puthje në buzë me balerinat e shfaqjes.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Megi u pyet se çfarë mendojnë prindërit e saj.
Megi tha se babai i saj “e kupton artin”:
“Babi im… po flas për babin sepse për ne gjithmonë ka qenë figura më autoritare, e kemi pasur shumë frikë, po të më fliste babi e kisha lotin gati, sepse kishte prezencë në shtëpi…
Por një gjë ai e thoshte gjithmonë: ju e keni babin artist, unë i kuptoj të gjitha”, tha ajo.