Të paktën 3 persona kanë vdekur pas një stuhie të fuqishme në SHBA. Mes tyre një djalë i ri dhe nëna e tij që u vranë në Luiziana kur shtëpia e tyre u shkatërrua nga një tornado.

Trupi i djalit Nikolus Little, tetë vjeç u gjet në një zonë të pyllëzuar gjysmë milje larg shtëpisë së familjes. Ndërsa nëna e tij Yoshiko A Smith, 30 vjeç u gjet pranë shtëpisë së shkatërruar, nën një grumbull mbeturinash, thanë zyrtarët. Sherifi Steve Prator tha për televizionin lokal KSLA se babai i kishte raportuar ata të zhdukur.

Stuhia e madhe bllokoi rrugët në Midëest si dhe disa shkolla u mbyllën në disa zona ku u raportuan 1.2 metra borë.

Rreth 3300 fluturime janë vonuar dhe mbi 150 të tjera janë anuluar. Rreth 500,000 njerëz në katër shtete, Nebraska, Ëyoming, Dakota e Jugut dhe Minesota, kanë marrë paralajmërime se do të ketë stuhi, me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura bore që e bëjnë të vështirë udhëtimin.

Stuhi të forta parashikohen përgjatë bregut të Gjirit, duke përfshirë Luiziana, Misisipi, Alabama dhe pjesë të Floridës.