Fëmijët e veshur kuqezi kanë dhuruar spektakël me performancën e tyre në ceremoninë për ekipet sportive, aktivitet që po zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’.

Këtë të shtunë po zhvillohet në Tiranë ceremonia e hapjes së projektit Ekipet Sportive në Shkolla “Festa Olimpike”. Në këtë projekt përfshihen 10 000 nxënës, 700 skuadra nga 61 bashki të Republikës së Shqipërisë dhe 350 trajnerë.