Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në ultësirën perëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do t’i shfaqë vranësirat e pakta në të gjithë territorin, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.