Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shkuar në sallëne KLP për të ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e keut të ri të SPAK. Në sallë po raporton prokurori Edvin Kondili.

Diplomatja e SHBA-ve është pritur me shumë interes nga të pranishmit, ndërkohë që është ulur pranë përfaqësuesve ndërkombëtare. Të pranishëm për të monituar nga afër këtë proces është një përfaqësi e ambasadës amerikane, përfaqësues të Opdat, dhe të Komisionit Europian.

Brenda pak orësh pritet të marrë fund pritja dhe do të zbulohet se kush do të jetë kreu i ri i SPAK që do të zëvendësojë në këtë detyrë Arben Krajën. Në garë janë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Në sallë janë edhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues të ambasadës Amerikane.

I pari që u intervistua nga KLP-ja ishte Adnan Xholi i cili tha se ai do të çojë para drejtësisë zyrtarë jo mbi bazën e opinioneve, por mbi bazën e fakteve. E në të njëjtën linjë ishte dhe prokurori Altin Dumani, i cili tha se në punën e tij nuk kanë shumë rëndësi emrat, por faktet. Tashmë në pyetje po merret i fundit kandidat Edvin Kondili.

Ndërkohë mungon 1 nga 11 anëtarët e KLP që duhet të votojnë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. 11 anëtarët e KLP-së që duhet të votojnë për zgjedhjen e kreut të SPAK janë Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda.