Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka përcjellë një urim për qytetarët shqiptarë në prag të ndërrimit të viteve.
Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale Kim shprehet se ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm në bashkëpunimin dy palësh duke përmendur strehimin e afganëve dhe rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
Kim ndalet edhe lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi duke thënë se ajo nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë dhe e përsosur por ka dhënë rezultatet e saj.
“Në ditën e fundit të vitit 2022, duam të falënderojmë shqiptarët që festuan me ne 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë gjatë gjithë vitit të kaluar. Ishte një vit i jashtëzakonshëm plot me ngjarje në nder të këtij njëqindvjetori të veçantë. Bashkohuni me ambasadoren Yuri Kim teksa kthehemi pas në çastet kryesore. Gëzuar Vitin e Ri!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.