Nga Jakin Marena
Sali Berisha po bën gati një vit e gjysmë që është shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion të theksuar, minim të demokracisë në Shqipëri dhe shantazhim të drejtësisë.
Pavarësisht teorive konspirative që Berisha shpërndau vetë apo përmes mbështetësve në PD dhe media afër tij se këtë “titull” e kishte ‘dhuratë’ nga Edi Rama në bashkëpunim me Sorosin dhe me Lulzim Bashën, të cilët sipas tij lobuan si ‘komplotues’ për shpalljen ‘non grata’ në DASH, e vërteta është se “letrat” për të ishin ‘kopsitur’ me kohë dhe vakt. Sekretari amerikan i shtetit Blinken vetëm firmosi aktin e shpalljes së Berishës të padëshirueshëm në SHBA, duke ia ndaluar përfundimisht kapërcimin e Atlantikut.
Lideri aktual i “Rithemelimit”, përdori pretekstin e përjashtimit prej Bashës nga grupi parlamentar i PD, ndoshta puna e vetme që ka bërë Basha për të mbetur në histori që nga hyrja e tij në politikë më 2005 i sjellë “përdore” në seli nga Argita Berisha, që të dëbonte “birin” e tij politik nga drejtimi i partisë e me dhunë e presione të ndante PD në dy pjesë. Për të marrë vetë “copën” më të madhe të PD, deri dhe përmes sulmit ndaj selisë siç ndodhi më 8 janar të këtij viti.
Javanews
Home Kryesoret
Anti-amerikanizmi dhe ‘kurthi’ që po tentojnë të ngrenë Berisha-Meta me SPAK
14/12/2022 18:43

Anti-amerikanizmi dhe ‘kurthi’ që po tentojnë të ngrenë Berisha-Meta me SPAKNga Jakin Marena

Sulmet ndaj ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, zyrtarëve të lartë amerikanë që vinin në Shqipëri dhe as që kujtoheshin për të, nganjëherë dhe e “shigjetonin” si e shkuara e PD dhe e politikës, u bënë pjesë e kauzës së grupimit që mbështet Berishën, duke krijuar në këtë mënyrë për herë të parë “repart” politik anti-amerikan në Shqipëri.
“Celula’ anti-amerikane, e paparë dhe e pa dëgjuar që nga koha e Enver Hoxhës, herë përmes deklaratave e herë përmes mediave që ka në pronësi apo kontrollon, pa përjashtuar rrjetet sociale, s’lë rast pa akuzuar SHBA-në si të keqen më të madhe për Shqipërinë, duke filluar nga qeverisja e vendit me “guvernatorë” sipas tyre e deri tek shkatërrimi i drejtësisë, përmes Reformës në Drejtësi.
E kanë bindje këtë, duke akuzuar Uashingtonin se i dhanë Ramës nën kontroll drejtësinë e re me qëllim goditjen e kundërshtarëve politikë, apo më saktë për të realizuar “gjuetinë e shtrigave ndaj Berishës e Metës”. Kjo dyshe ‘dinozaurësh’ politikë ishte që në krye të herës kundër Reformës në Drejtësi dhe largimit të prokurorëve e gjykatësve të korruptuar dhe inkriminuar nga drejtësia.
Sa për ankimimin e Berishës kundër Blinken në një gjykatë franceze për shpalljen “non grata” nga SHBA, ai është harruar me kohë dhe vakt. Madje nuk dihet nëse ‘jeton’ apo jo avokati që Berisha ka ‘pajtuar’ për të mbajtur me gajret mbështetësit se ‘po kërkon të vendosë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur’ nga SHBA. Berisha akuzon Blinken, por ai s’ka firmosur “non gratën” në emër të familjes apo fisit Blinken, por në emër të DASH si sekretar shteti.
Që nga ajo kohë kanë rrjedhur shumë ujra e Berisha është shpallur “non grata” dhe nga Britania e Madhe, për bashkëpunim me krimin e organizuar, dhe po trajtohet si një “non grata” dhe nga vendet anëtare të BE ose jo, vendet e rajonit dhe mbi të gjitha dhe nga aleatët partiakë të PPE-ve.
Kjo u pa fare qartë sidomos më 6 dhjetor, ditën e samitit të përbashkët të liderëve të BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ku Berisha dhe Meta dolën në atë protestë të vobektë, zyrtarisht kundër keqqeverisjes së Ramës, por me objekt real protestën kundër BE që nuk po i përfill liderët e “Rithemelimit” dhe të Partisë së Lirisë, por po mbështet Edi Ramën për të qëndruar në pushtet. Madje kanë bërë thirrje ndaj SHBA, BE dhe NATO-s që të heqin mbështetjen për Edi Ramën. Dhe samitin në Tiranë kështu e kanë lexuar, si mbështetje për kryeministrin dhe kundër tyre, anipse ishte një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë në gjithë historinë e krijimit si shtet.
Dhe në vend që të “lebetitej Edi Rama nga uragani i opozitës”, teksa mblodhi më pak se 1500 nevojtarë nga rrethet në protestë, Berisha ra vetë “viktimë” e grushtimit të një sëmuri mendor, i cili për pak u “ngeli në dorë” truprojave të tij, të cilët ndërhynë dhe e dhunuan pasi e kishte goditur në grusht në fytyrë Berishën, duke prekur sedrën e tij prej malesori, e kishte poshtëruar në sytë e mbështetësve e të shqiptarëve, duke e prezantuar si një plak 80 vjeçar që nuk komandon dot as truprojat e tij që e ruajnë dhe as nuk ngre dot “brekët e veta”.
Duke mos u ndalur shumë në këtë fakt, por dhe as në akuzat që Berisha hedh ndaj Edi Ramës si organizator i dhunimit të tij nga i sëmuri mendor Gert Shehu, as në gëzimin e ‘fshehur’ të Metës për ortakun e tij politik të poshtëruar që lëkundej sa para prapa nga grushti i dhënë nga i sëmuri mendor, as konsiderimin nga ndërkombëtarët dhe grupimit të partive të djathta europiane PPE që shprehnin keqardhjen dhe dënonin dhunën ndaj një protestuesi, në asnjë rresht Bersha s’cilësohej lideri i PD, por as koncidencat me interesimin e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit e ngritjen e tensioneve në veri të Kosovës nga Serbia, koncidenca që shkojnë deri në gjysmë milionë euro financim rus të deklaruara, ajo që nëvizojmë është se po vëmë re një fenomen të habitshëm.

Berisha dhe Meta vetë janë të deklaruar si anti-amerikanë dhe kjo është dukshëm e qartë se vjen nga shkaku se janë në hall, me drejtësinë në Shqipëri, kur të bëhet drejtësia, por edhe me “karantinimin” që Perëndimi u ka bërë këtyre dy liderëve.
Por siç ndodh rëndom në Shqipëri, ku kërkohet të aplikohet strategjia se “të gjithë liderët politikë shqiptarë janë njësoj”, Berisha e Meta në grupin e tyre anti-amerikan, kërkojnë të përfshijnë dhe të tjerë. Duke shfrytëzuar çdo zë që jepet në mediat e kontrolluara dhe të sponsorizuara prej tyre.
Në fillim Berisha, për të treguar se në PD janë të gjithë njësoj përsa i përket raporteve me SHBA, goditi Bashën, duke deklaruar se ish ambasadori Donald Lu i kishte prezantuar në zyrën e tij private dosjen e kreut të PD asokohe për lobimin me para ruse në SHBA. Berisha thotë se atëherë nuk e kishte besuar, madje e kishte kundërshtuar, ndërkohë që më pas e përdori si kauzë kundër Bashës për ta paraqitur dhe atë si të “nominuar” nga SHBA si “non grata”, por që sipas tij Rama e kishte shpëtuar duke ia mbyllur dosjen në gjykatë. Dhe duke shpallur në vend të tij Berishën si “non grata”. Një skenar që mund të thurej vetëm nga një mendje si ajo e Berishës.
Historia doli ndryshe, pasi paratë ruse akuzohet se i ka marrë vetë Berisha për të krijuar tensione në Shqipëri, sikurse e bëri nga 2017-2019. Dhe këtë akuzë nuk e artikulojnë kundërshtarët e tij politikë, as mediat, as analistët të cilët kur vjen puna te Berisha u ‘hollohet’ zëri deri në fikje, por ishte e fiksuar në raportin e fundit të CIA-s amerikane por dhe nga gazetat më të mëdha të rajonit, që shkruanin se Berisha është pika e kontaktit të Rusisë në Ballkan.
Berisha nuk u tërhoq, dhe si më parë, pa syze apo tani me syze, pas goditjes të sëmurit mendor më 6 dhjetor, këmbëngul se Basha nuk e kalon Atlantikun. Pra e konsideron një “non grata” si veten e tij. Ndonëse ish kreu i PD Basha që nga këto momente mbeti në SHBA i shkreti, duke takuar kongresmenë e senatorë, grupime politike republikane e demokrate në SHBA dhe duke e “ngarkuar” adresën e tij në rrjetin social me foto nga këto takime. Po Berisha ka zgjedhur të mos shohë. Për të Basha nuk shkon dot në SHBA, por është “non grata” në SHBA, si dhe ai vetë.
Nga ana tjetër, Berisha e Meta, herë vetë e herë përmes mbështetësve dhe mediave pranë tyre po ngrenë teoritë konspirative të përplasjes mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim. Hedhin skenarë e lajme në mediat që i mbështesin, madje mbështesin dhe emisione të tëra me këtë temë, çdo variant që u bie ndërmend për arsyet e kësaj përplasjeje Rama-Kim, refuzim takimesh të dyanshme mes tyre, që nga ato me paralajmërimet se do të ketë dhe të arrestuar të tjerë për korrupsion nga drejtësia e deri tek zgjedhja e kreut të ri të SPAK.
Ndonëse është deklaruar si nga SHBA ashtu dhe nga qeveria shqiptare se drejtuesit e drejtësisë do të zgjidhen sipas ligjit dhe Kushtetutës nga KLP, pra nga vetë organet e drejtësisë pa asnjë ndikim nga ambasadat apo nga politika, fundja për këtë arsye u krye Reforma në Drejtësi, e cila garantoi përveç zgjedhjes së magjistratëve më të pastër të mundshëm, edhe pavarësisë financiare me ligj e Kushtetutë, Berisha e Meta përmes njerëzve të tyre në media apo mbështetësve politikë hedhin emër pas emri si kandidatë për kryetar të SPAK që mbështeten nga ambasadorja e SHBA apo Rama. Madje e cilësojnë pikërisht këtë zgjedhje si burimin e konfliktit.
Për hir të së vërtetës ambasadores Yuri Kim i përfundon mandati, ajo do të qëndrojë në detyrë sa të thotë DASH, pra procedura e zgjedhjes së zëvendësuesit mund të zgjasë dhe më shumë në kohë, ka zgjatur gjithmonë mandati i ambasadorëve të fundit në Shqipëri, që nga Arvizu e deri tek Donald Lu, dhe nuk janë as Rama, as Berisha dhe as Meta ata që mund të përcaktojnë kohën e qëndrimit të përfaqësuesit amerikan në Shqipëri. Me gjithë thirrjet e Berishës apo letrat e Metës drejtuar DASH për ambasadorët në Tiranë që të largohen se po “përzihen në punët e brendshme të vendit”, ata kanë qëndruar në detyrë dhe janë mbështetur akoma më fort nga Uashingtoni, pasi ata përfaqësojnë qeverinë amerikane në Shqipëri dhe jo tekat e politikanëve shqiptarë.
Por Berisha e Meta nuk ndalen në “ushqyerjen” e konfliktit të supozuar të Ramës me Yuri Kim për kreun e SPAK, pasi kanë qëllimet e tyre politike, përderisa janë të dy të padëshiruar nga SHBA dhe Perëndimi, njëri zyrtarisht “non grata” ndërsa tjetri trajtohet po si “non grata”.
Në krye të herës Berisha dhe Meta duan të tregojnë se në thelb në Shqipëri, përpos tyre, janë dhe Rama e tërë liderët politikë njëlloj, kundër SHBA. Pra liderët politikë shqiptarë, “non grata” ose jo, në qeveri ose në opozitë, sipas kësaj teorie të këtyre dy “dinozaurëve” politikë janë njëlloj, në qëndrimin e tyre kundër SHBA sa herë që u preket interesi.

Anipse para dy ditësh Rama dhe Yuri Kim patën një takim të gjatë në kryeministri, anipse të dy bashkëbiseduesit u deklaruan një ditë më vonë në mbështetje të reformës në drejtësi dhe në respektimin e Kushtetutës për mosndikimin tek drejtësia e re, anipse Rama deklaroi se s’ka asnjë lloj “krisje” në marrëdhëniet e tij me Kim, Berisha e Meta vijojnë të “furnizojnë” mediat e tyre për të ‘injektuar’ idenë se ‘x’ prokuror e mbështet kryeministri për të drejtuar SPAK, ndërsa ambasadorja mbështet një emër tjetër dhe për kërë ‘arsye’ nuk kanë rënë ende dakord.
Berisha dhe Meta e mendojnë politikën, drejtësinë e tërë zhvillimin e vendit një pazar, ku shkohet me “lugë në brez” dhe secili bie dakord për të marrë pjesën e vet. Fundja kështu janë mësuar, kishin “pjesën” e tyre te gjykatat, prokuroria, tek investimet strategjike, te administrata e tek e gjithë jeta ekonomike e vendit. Me listë e ‘bllok’ në dorë, si në ‘mallin e babait’. Kështu duan ta paraqesin situatën dhe tani.
Në rastin e drejtësisë së re, kanë vendosur ta ngrenë “stekën” shumë lart, duke përfshirë përpos “armikut në dispozicion” Edi Rama, edhe ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në atë që ata e quajnë “sherr për emërimin e kreut të SPAK”. Dhe nuk e bëjnë pa qëllim.
Godasin me një gur dy zogj me ‘kutin’ e tyre! Dhe Ramën tentojnë ta paraqesin para publikut si një anti-amerikan që bën sherr për të kapur drejtësinë me ambasadoren, pra si veten, dhe tentojnë të delegjitimojnë SPAK-un e bashkë me të tërë drejtësinë e re, duke paraqitur zgjedhjen e kreut të këtij institucioni të lartë të hetimit të korrupsionit e krimit të organizuar, si një “biznes” mes “guvernatores” Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama. Për qëllimet e tyre, parë me ‘kutin’ e Berishës dhe të Metës kjo, të kuptohemi. Ndaj i mëshojnë fort këtij skenari.
Kjo sikur nxitet dhe nga vetë SPAK, drejtuesi i të cilit deri më tani, me gjithë mbështetjen që ka marrë kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht nuk ka hetuar asnjë dosje, por ka bërë ca lëvizje që më tepër kanë ngatërruar me qëllim partnerët e shqiptarët për qëllimin e këtyre hetimeve, se sa kanë hetuar realisht dosjet e rënda të korrupsionit dhe të krimit.
Rasti i ‘Gërdecit’ është shembulli më i qartë. Njëherë Kraja deklaron se është mbyllur hetimi dhe gjykimi i kësaj çështjeje, mbyllje sipas versionit të Berishës si ‘aksident teknologjik’ pa përfshirë pronarin e biznesit të municioneve Shkelzen Berishën dhe tërë qeverinë e vënë në dizpozicion të këtij biznesi, ndërsa këto ditët e fundit SPAK ka thirrur ish ministrin e Drejtësisë Aldo Bumçi, i cili raportonte te Shkelzen Berisha për “ligjshmërinë e biznesit”, për ta pyetur për ‘Gërdecin’. Apo deklarimin për hetimin e kallzimeve ndaj Ilir Metës, dhe deklarimet më pas se presin prova nga partnerët. Pra çfarë e thotë SPAK sot, nuk e thotë nesër.
Një çorganizim i organizuar i SPAK, por që deri më tani që po përdoret nga Berisha e Meta jo vetëm për të vijuar me strategjinë e tyre të delegjimitetit të drejtësisë së re por dhe për të shpëtuar vetë nga kjo drejtësi, nga e cila shqiptarët kërkojnë që të hetojë pikërisht këta politikanë të zullumit.
Eshtë një “kurth” që po tentohet të ngrihet nga Berisha dhe Meta, për ta paraqitur cilindo kryetar të SPAK që të zgjidhet, të varur politikisht apo të komanduar nga ambasada, apo siç i cilëson rëndom, “përfaqësues të Sorosit”, ata që akuzon se shpallën “non grata” dhe që kanë “zaptuar” qeverinë amerikane, ose të zgjedhur dhe komanduar nga Edi Rama. Pra kushdo të të zgjidhet kryetar i SPAK nga ana e KLP, është i përfolur nga Berisha si i “kapur”.
Me këto ‘cic mice’ Berisha dhe Meta kërkojnë të mbulojnë zullumet e tyre por e mungesën e mbështetjes popullore, që i lë jashtë pushtetit sa kohë kjo dyshe të drejtojë grupimin më të madh të opozitës. Sa do ndikojë kjo tentativë në mbarëvajtjen e drejtësisë dhe raporteve me partnerët, duket qartë: Zero ndikim. Por ama tek militantët e Berishës e Metës, ka ndikim, pasi i mban me gajret, duke gjetur ‘kauzën’ spontane të radhës. Megjithëse prodhon asnjë votë shtesë. Përkundrazi.