Ka nisur atmosfera në stadiumin “Lusail” teksa të pranishëm janë tifozët dhe flamuri shqiptar.

Nga disa pamje që po qarkullojne në rrjet një tifoz ka shpalosur flamurin kuqezi. Edhe pse ekipi ynë përfaqësues nuk ishte pjesë e Botërorit, demonstrimi i flamurit na dhuron emocione pafund.

Rikujtojmë që në orën 16:00 Argjentina do të përballet me Francën për të marrë Kupën e Botës për herë të tretë.