Moderatorja dhe blogerja e njohur, Armina Mevlani, prej më shumë se 10 vitesh tashmë është në një romancë me Shkëlzen Berishën. Vetëm pak kohë më parë, ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Mesa duket ata tani janë gati të kenë edhe një fëmijë së bashku. Të paktën kështu la të kuptohej Armina Mevlani gjatë puntatës së fundit të emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku ajo është bashkëprezantuese.

Teksa po flisnin në lidhje me gjërat më të kërkuar në ‘Google’ për vitin 2022, moderatoren e ngacmuan Arminën duke i thënë nëse ka kërkuar për emra fëmijësh. Armina tha:

“Emrat i kam gjetur në moshë shumë të vogël sepse jam e fiksuar me emrat, por tani pas martesës dihet se çfarë vjen”

Gjatë një tjetër puntate të “Goca dhe Gra”, ku Armina është bashkëprezantuese, u diskutua mbi marrëdhënien e me fëmijët e partnerëve. Sigurisht Armina tregoi eksperiencën e saj, duke u shprehur se nuk pretendon të jetë një nënë për to.

“Unë i kam njohur që 9 vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marrëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,”- u shpreh Armina.