Kryeministri Edi Rama u përfshi sot në një debat me deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj pasi ky i fundi ngriti në Parlament një akuzë teksa u shpreh se kreu i ekzekutivit është i përfshirë në një kompani ‘offshore’.
Kur kryeministri Rama e pyeti deputetin e opozitës se a dispononte fakte dhe mbi ç’baza e ngrinte, Shehaj u shpreh se: nuk kam fakte apo prova por mendja me shkon të dyshoj jeni i përfshirë.
Për këtë drejtuesi i qeverisë shqiptare reagoi me një status në twitter teksa shkruan:
“Jetë parlamentare
Ballisti: KM është i fshehur në një offshore në Hollandë!
Unë: A mund ta di ku bazohet kjo akuzë?
Ballisti: E kam bindje!
Unë: Pra s’keni asnjë provë! Foltorexhiu: Pse gjykatës je ti që do prova?!
Ballisti: Po offshoret prandaj janë bërë që mos ketë prova!”
(Lexo.al)