Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se FMN ka pasur një kërkesë për të mos krijuar asnjë debit.

“Ne kemi pasur një kërkesë nga FMN që në 2019-ën, që të mos krijohen debite gjatë vitit. Autoriteti Rrugor dhe Ministria e Energjisë nuk ka krijuar asnjë debit nga situata e prodhurata vit pas viti. Kemi larë të gjitha debitet që ishin mbartur me vite. S’ka asnjë hap më normal se rishikimi i një buxheti të një vitit sidomos me një krizë ekonomike në shkallë botërore.”, tha ajo.