Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, u përgjigj për akuzat lidhur me vjehrrin e tij Artan Shkreli, lidhur me çështjen e prishjes së pallateve tek “Myslim Keta”, ku ai doli të protestonte.
Ai tha se ai nuk ka biseduar me Shkrelin lidhur me këtë çështje dhe se jeton një botë demokratike ku secili është krenar për zgjedhjet e zemrës së tij.
Këlliçi: Për mua është një lajm i mirë që Veliaj ka konsumuar çdo akuzë publike të mundshme, qysh nga aferat me Ndragëtën deri tek vrasja e Ardit Gjoklajt, me mafien e betonit dhe plehrave. Unë po sulmohen pse kam zgjedhur me zemër dhe jo me parti.
Deri kur ka ndodhur ngjarja unë nuk kam biseduar fare me të dhe nuk më rezulton kështu. Duke qenë se jetojmë në një botë demokratike, gjykoj se secili mban përgjegjësi për aktet e veta. Për këtë marrëdhënie time nuk është se më ka ndikuar ndonjëherë.
Mua më njohin si djalin si Zamir dhe Suzana Këllëçit, jo nga vjehrri. Jam krenar për zgjedhjet e mia në jetë dhe përderisa nuk kam akuza për korrupsion dhe e vetmja shkelje ligji është ndonjë gjobë parkimi.