Departamenti i Thesarit ka publikuar fletët e të dhënave mbi autorizimet e lidhura me ushqimet dhe plehrave sipas sanksioneve ndaj Rusisë.
Që prej fillimit të luftës më 24 shkurt të vitit 2022, SHBA dhe vendet e BE përveç Serbisë, Kinës dhe Koresë së Veriut, kanë sanksionuar Rusinë. SHBA nënvizon se duke qenë se prodhimi i grurit ka reduktuar ndikimin e luftës në Ukrainë, nuk është në objektivat e Uashtingtonit, sanksionimi i grurit nga Kremlini.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të sjellë grurin ukrainas dhe rus në tregjet botërore si dhe për të reduktuar ndikimin e luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, e cila ka përmirësuar furnizimet globale të ushqimit dhe ka rritur çmimet e ushqimeve në mbarë botën.
Tregtia bujqësore dhe mjekësore nuk janë objektiva të sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Rusisë për luftën e saj të pajustifikuar kundër Ukrainës.”- thuhet në njoftim.
Duke qene se gruri rus nuk ka qene nen embargo, dhe per me teper u vendos qe dhe per shume kohe te mos jete nen embargo, akuzat e Berishes referuar mediave malazeze se Shqiperia ka thyer embargon, teksa ka lejuar anijet me grure rus ne portin rus, rezultojne nje bllof, Si gjithnje per hir te se vertetes.