Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës 1.85 miliardë dollarë ndihmë ushtarake shtesë, përfshirë transferimin e parë të një sistemi të mbrojtjes ajrore Patriot”, konfirmoi nga Uashingtoni, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Njoftimi erdhi pak përpara një takimi midis presidentit të SHBA Joe Biden dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili po bën udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga pushtimi rus në vendin e tij në shkurt.
“Ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj brutale ndaj infrastrukturës kritike në Ukrainë, SHBA mirëpresin sot presidentin Volodymyr Zelensky në Uashington, për të nënvizuar angazhimin tonë të qëndrueshëm ndaj popullit ukrainas”, thuhet në deklaratën e Blinken.
”Sistemi Patriot është “i aftë të rrëzojë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi dhe avionë më të lartë se sistemet e mbrojtjes ajrore të furnizuara më parë”, shtoi ai.