Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Joseph Borell ka folur në samitin e BE në Tiranë duke treguar çështjet që do të diskutohen. Borell përmendi krizën energjetike të shkaktuar nga lufta si dhe sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë. Theks të rëndësishëm i dha dialogut Kosovë-Serbi duke thënë se nuk ka më debat ndërsa është momenti për diskutime serioze.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Është samiti i parë në BE që zë vend në Ballkanin Perëndimor. Jemi tejet të përkushtuar ndaj rajonit për ta mbështetur e për tu përballur me pasojat e luftës. Çmimet e energjisë janë rritur shumë.

Nga ana tjetër, Shqipëria është goditur nga sulmet kibernetike. I kam ofruar mbështetje kryeministrit Edi Rama për t’u përballur me sulmet kibernetike. Edhe për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, është moment i rëndësishëm. Debati ka përfunduar, tani duhet të përfshihen në dialog. Me propozimet që kemi vënë në tavolinë dhe me strategjitë e ideuara nga Gjermania dhe Franca, te teksti i fundit u është dërguar dje Beogradit dhe Kosovës dhe duhet të nisin diskutimet serioze se është një moment tepër i rëndësishëm.

Do ofrojmë mbështetje në Bosnje për çminimin, 10 mln euro për fushatë çminimi.”, tha Borell.