Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 290 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në Bashkitë:
7 në Tiranë, 4 në Rrogozhinë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Fier, Lushnje, Himarë. Janë 206 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,753 që nga fillimi i epidemisë.