Menaxheri i lojtarëve të NBA ka patur ditëlindjen së fundmi. Këngëtarja e njohur, Adele i ka uruar ditëlindjen partnerit të saj dhe ka emocionuar me dedikimin përpara turmës

” Është ditëlindja e të dashurit tim sot. Dhe unë e dua atë më shumë se vetë jetën, ndaj mund t’i urojmë ditëlindjen?” Emri i tij është Rich. Jam e fiksuar pas tij”, ka thënë ajo Më herët, gjatë një intervistë, Adele ka treguar se është e gatshme që të martohet me partnerin e saj. Gjithashtu, ajo ka rrëfyer ndër të tjera për kopertinën e Elle se dëshiron të ketë shumë fëmijë.

“Nuk kam qenë kurrë kaq e dashuruar! Unë jam e fiksuar pas tij. Unë patjetër dua shumë fëmijë. Jam shtëpiake dhe me muzikën më ndihmon jeta e qëndrueshme. Por tani për tani, gjithçka që mund të mendoj është Las Vegas. Dua t’ia dal”, ka thënë ajo si fillim.

“Nuk jam e martuar, thjesht jam e dashuruar. Jam e lumtur si kurrë më parë. Mund të jem edhe e martuar”. Duke iu referuar unazës mahnitëse që mbante ajo që ndezi thashethemet për fejesë, Adele u përgjigj, “Nuk jam e fejuar, më pëlqejnë vetëm bizhuteritë luksoze”, shtoi në fund Adele duke hedhur poshtë pretendimet për fejeësë.