Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Shkozë-Teg. Sipas disa dëshmitarëve të cilët e kanë vënë re të parët viktimën, mësohet se fillimisht ata nuk e kuptuan se kishin të bënin me një njeri por menduan se ishte shtypur ndonjë kafshë, me shumë mundësi qen.
Por kur u afruan afër ngelën të tmerruar pasi kuptuan se bëhej fjalë për mbetjet e një njeriu. Ata ndaluan dhe bllokuan rrugën që të mos kalonin më makinat e tjera mbi pjesët e trupit në rrugë, deri në momentin e mbërritjes së policisë pas njoftimit nga ana e tyre. Ata kanë dërguar edhe pamjet filmike, por për shkak se videot janë tepër të rënda, redaksia vendosi që të mos publikohen. Ndërkohë sipas dëshmitarëve mësohet se nuk dihet kush mund të jetë autori pasi ishte larguar nga vendngjarja në momentin kur ata mbërritën. Në vijim mesazhi i tyre i mbërritur pranë redaksisë sonë dhe një video nga larg nga vendngjarja:
Pershendetje Joq, jemi personat qe bllokuam rrugën mos ta shkelnin deri sa ka ardh policia. Ne njoftuam policinë per te ardhur, personi qe e përplasi kishte ikur, thjesht ndihmuam mos ta shkelnin makinat e tjera dhe bllokuam rrugën me ato piketat. Ne kujtuam se eshte qen por kur e pame nga afër jemi tmerru fare. Pastaj morëm policinë.